Tiranë – Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka thirrur në interpelancë në Kuvend ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami.
Sipas burimeve zyrtare nga PS-së, interpelanca e kërkuar nga deputetët e opozitës synon dhënien e shpjegimeve nga ana e ministrit Imami “për zbatimin e legjislacionit mbi funksionimin e Forcave të Armatosura në Republikën e Shqipërisë”.
Gjithashtu, në interesin e kësaj interpelance përfshihet dhe zbatimi i ligjit “Për Gradat”, “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit”; zbatimi i ligjshmërisë në ndryshimet strukturore, administrimin e buxhetit në interes të objektivave të Forcës dhe i aseteve që dalin të lira nga riorganizimi i FA-së.
Një ditë më parë grupi parlamentar i PS-së depozitoi një tjetër kërkesë për interpelancë me kryeministrin Sali Berisha, lidhur me shfrytëzimin e burimeve të kromit në Bulqizë dhe zbatimin e marrëveshjes koncensionare. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 08 May 2012 14:40