Lajme Shqip Monday, 07 May 2012 21:28

Tiranë – Grupi parlamentar i Partisë Socialiste dorëzoi të hënën në Kuvend kërkesën për thirrjen në një interpelance urgjente të kryeministrit Sali Berisha, lidhur me marrëveshjen koncesionare të shfrytëzimit të kromit në Bulqizë.

Sipas burimeve zyrtare nga PS, kryeministri Berisha është thirrur në interpelancë nga deputetët socialistë për të dhënë shpjegime lidhur me “zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe marrëveshjes koncesionare për shfytëzimin e kromit në Bulqizë; mbi shfrytëzimin e burimeve minerare në tërësi; akuzat publike për shkelje të ligjit dhe kontrabandës së kromit”.

Shfrytëzimit abuziv të pasurisë minerare dhe rrezikshmërisë së lartë që kjo situatë paraqet për jetën e minatorëve të zonës dhe të banorëve në zonat e implikuara, si dhe për të ardhmen e vendit”. (LajmeShqip.com)