Lajme Shqip Monday, 07 May 2012 17:44

Shkup -Eurokomisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle deklaroi sot në Shkup se është i kënaqur nga plani aksional i miratuar nga Qeveria e Maqedonisë në kuadër të dialogut të paraqitjes të nivelit të lartë midis Maqedonisë dhe BE-së, por ai nënvizoi se tani me rëndësi është që të punohet në implementimin e tij praktik. 

Mesazhi i evrokomisionerit Fyle ka qenë i qartë se plani aksional nuk duhet të mbetet vetëm në letër, por duhet të implementuar.  Ai këtë e theksoi sot në konferencën e përbashkët me kryeministrin Gruevski me rastin e takimit të dytë për dialogun paraqasës të nivelit të lartë midis Maqedonisë dhe BE-së. Ai megjithatë u shpreh se është i kënaqur që sheh një dinamikë të re në vendosjen e agjendës evropian në qendër të debatit publik. 

Sipas tij, hapja e bisedimeve paraqasëse është një qëllim i përbashkët i Maqedonisë dhe Komisionit Evropina, por siç tha ai, ndërkohë duhet të mbahet momentumi i reformave. 

Kryeministri Nikolla Gruevski deklaroi se në takimin e sotëm ka shfrytëzuar rastin që të riafirmojë përcaktimin e fuqishëm të Maqedonisë për anëtarësim në BE dhe për qëllimin që sa më shpejt të hapen bisedimet për anëtarësim. Gruevski ka shtuar se në këtë takim është biseduar edhe për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit si dhe marrëdhënieve ndëretnike, përfshirë edhe vrasjen e fundit të pesëfishtë. 

“Shoqëria multietnike maqedonase dhe institucionet e sistemit gjatë dhjetë viteve të implementimit të Marrëveshjes së ohrit treguan se kanë kapacitete për tu ballafaquar me sfidat e natyrave të ndryshme”, theksoi Gruevski. Në takimin e nivelit të lartë qeveritar kanë marrë pjesë edhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar përfshirë zëvendëskryeministrat Musa Xhaferi dhe Teuta Arifi. 

Evrokomisioneri Fyle paradite ka zhvilluar takime me deputetë dhe kryeparlamentarin Trajko Veljanovski dhe takime të tjera. (LajmeShqip.com)