Lajme Shqip Monday, 07 May 2012 11:50

Pogradec – Unaza e qytetit të Progradecit shfaqet në gjendje të rëndë infrastrukturore, gjë që normalisht pritet të sjellë një impakt negativ edhe në turizmin e këtij viti.

Ndërkohë që asnjë investim nuk është planifikuar për rikonstruksionin e saj, turistët që do të zgjedhin disa ditë pushimi buzë liqenit të Pogradecit duhet të kalojnë përmes gropave që pothuajse kanë rrënuar segmentin rrugor.

Pluhuri që ngrihet nga automjetet shkakton një ndotje të madhe për qytetin dhe është shndërruar në një problem serioz.

E kalueshme vetëm për automjetet e vogla, unaza e qytetit qëndron në mëshirën e qeverisë shqiptare që të akordojë fonde për këtë segment kaq të rëndësishëm për turizmin në Pogradec.