Ylli 21-vjeçar ka vendosur të festojë së bashku me fansat në klubin e natës “GAY” në qendër të Londrës. Këngëtarja Rita Ora ka dalë në skenë dhe duket se e ka pushtuar atë duke kënduar disa nga këngët që do dalin në albumin e saj më të ri.
E veshur me një palë pantallona super të shkurtra dhe me taka shumë të lart,a Rita ka ekspozuar disa pjesë të trupit më tepër se sa duhet.
Të pranishmit në klub duket se kanë qenë gjatë gjithë kohës shumë të entuziazmuar nga performanca e saj dhe në një moment të caktuar ajo ka ftuar disa nga fansat që të kërcenin së bashku me të.
Kohët e fundit këngëtarja ka qenë shumë e zënë pasi ka promovuar albumin e saj në Los Angelos javën e kaluar dhe këtë javë është kthyer sërish në Londër. Falë fansave dhe punës së saj kënga e saj është në vend të parë në iTunes sot.
“Falë jush albumi dhe kënga ime kanë arritur vendin e parë në iTunes. Shumë faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar Rita në Twitter.
Monday, 07 May 2012 10:50 