Lajme Shqip Monday, 07 May 2012 09:50

Stefanel, ehmm… Përsëri firma më e njohur italiane ka hedhur në treg një koleksion marramendës, me veshje tepër praktike, me materiale dhe ngjyra të mrekullueshme; të gjitha njëkohësisht shumë elegante.

Kur koha ngrohet dhe rrezet e diellit fillojnë të shkëlqejnë më tepër, është e domosdoshme që të largojmë rrobat e trasha nga garderoba jonë, dhe të nxjerrim veshjet verore e të mëndafshta, të cilat domosdoshmërisht duhet të jenë të rehatshme dhe të bukura.

Prandaj, Stefanel na ofron pikërsisht atë që ne kemi nevojë për këtë stinë… stile të ndryshme, veshje kazuale, të thjeshta dhe elegante.

E çfarë tjetër mund të kërkojë më tepër një femër?

(LajmeShqip.com)