Lajme Shqip Monday, 07 May 2012 09:31

Beograd – Gazeta e Beogradit Blic njofton se partia e Boris Tadiçi në zgjedhjet parlamentare ka marrë 26,6 për qind të votave ndërsa ajo e Tomislav Nikoliçit  25,2 për qind. Këto janë rezultate e para, ndërsa numërimet po vazhdojnë dhe këta të dy do të përballen në balotazh.

Blic thotë po ashtu se radikalët nuk e  kanë kaluar pragun zgjedhor .

Vendvotimet e janë mbyllur në orën 20.

Për postin e presidentit kanë garuar 12 kandidatë – në mesin e tyre Boris Tadiçi dhe Tomisllav Nikolliçi, të cilët pritet të shkojnë në balotazh. (LajmeShqip.com)