Francë – Presidenti i ri i Franës është shpallur socialisti Fransua Hollande, me 52 për qind të votive.Në Paris dhe nëpër qytete të tjera të Francës ka filluar festa e socialistëve pas lajmit të fitores.
Vetëm dy orë përpara mbylljes zyrtare dhe të plotë të procesit të votimit lideri socialist Fransua Holande u shpreh mjaft optimist për një fitore
Nikolas Sarkozi në këto zgjedhje ka marrë 48 për qind të votave. Fransua Hollande do të jetë presidenti i parë socialist në 17 vitet e fundit, ndërsa Sarkozi i pari president që humbet rikandidimin që prej vitit 1981
Qendrat e votimit u mbyllën në orën 20:00, ndërkohë duhet theksuar se ka qene një pjesëmarrje e jashtëzakonshme e votuesve kjo e sotmja, prej 81,5 % sipas të dhënave të dy instituteve të sondazheve në Francë. Megjithëse nuk ka arritur të kapërcejë rekordin prej 83, 97 % të vitit 2007.
Presidenti i ri i francës Fransua Hollande para qindra mbëshetësve socialsit deklaroi se do të jetë president i të gjtihë francezëve, edhe i atyre që nuk e kanë votuar. “Angazhohem ti shërbej vendit me një angazhim dhe devotshmëri që kërkon ky angazhim. I drejtoj një përshëndetje Nikolas Sarkozi, i cili meriton gjithë respektin tonë. I shpreh falenderimet e mija të gjithë atyre që bënë të mundur fitoren. I drejtohem votuesve, që nuk më dhanë votën se respektoj bindjen e tyre do jem presidentio i të gjithëve”,- deklaroi Hollande. (LajmeShqip.com)
Sunday, 06 May 2012 21:53