Tiranë – Presidenti, Bamir Topi, dënon me vendosmëri arrestimet e fundit të shqiptarëve nga policia serbe në Luginën e Preshevës duke i cilësuar këto skenare ogurzinj të forcave ultranacionaliste serbe për të krijuar terror dhe frikë ndaj popullsisë shqiptare.
Presidenti Topi vlerëson se këto veprime të paramenduara që shkelin standardet demokratike dhe personalitetin e palëkundur të popullsisë shqiptare në Luginën e Preshevës, synojnë të destabilizojnë paqen dhe sigurinë e popujve të rajonit tonë.
Presidenti i Republikës thekson se, tashmë në Evropën demokratike asnjë skenar i forcave ultranacionaliste dhe shoviniste serbe dhe i kujtdo qoftë nuk mund të trembë shqiptarët, t’i terrorizojë ata dhe t’i largojë nga të drejtat e tyre legjitime për të jetuar të barabartë e në paqe në trojet e tyre amtare. (LajmeShqip.com)
Saturday, 05 May 2012 22:45