Lajme Shqip Saturday, 05 May 2012 13:52

Vatikan – Në një takim në Vatikan me kreun e shtetit shqiptar, Bamir Topi,  Papa Benedikti XVI  deklaroi  “Mbështesim Shqipërinë në rrugëtimin integrues në 100-vjetorin e Pavarësisë.

Papa Benedikti ka vlerësuar rolin e Shqipërisë për paqen në rajon, duke e veçuar shembullin e saj unik për bashkëjetesën dhe harmoninë fetare.

Presidenti Topi nga ana e tij vlerësoi rolin e Kishës Katolike dhe shprehu bindjen se Vatikani do jetë në krah të aspiratave të popullit shqiptar.

Një ditë më parë, presidenti pati një takim me përfaqësuesin e Komunitetit të “Sant’ Egidio”, Imzot Vinçenco Palia dhe drejtues të tjerë të kësaj bashkësie të njohur fetare. (lajmeShqip.com)