Paris – Në Francë përfundoi fushata presidenciale dhe sot është “ditë për të menduar” para raundit të dytë vendimmarrës që do të mbahet nesër, transmetuan agjencitë botërore.
Kodi zgjedhor i kandidatëve sot u ndalon të agjitojnë, ndërsa mediave të publikojnë të dhëna të reja nga anketat, që mund të ndikojnë mbi pritjet e elektoratit. Kështu, 45 milionë votuesit në Francë kanë mundësi në mënyrë të qetë të përgatiten për votimin, sqarojnë agjencitë. Gjatë fushatës u vendos rekord i ri, janë zbatuar përafërsisht 400 hulumtime sociologjike, për një të tretën më shumë sesa për zgjedhjet në vitin 2007.
Favoriti në garë, socialisti Fransoa Olland, ditën e fundit të fushatës e kaloi në mesin e ithtarëve të tij në Francën lindore, në departamentin Mozel. Presidenti Nikolla Sarkozi, i cili po lufton për mandatin e dytë, udhëtoi për në qytetin – port Lu Sabël d’Olon, në pjesën perëndimore të vendit, dhe atje e mbajti njërin prej fjalimeve më të ndjeshëm. Në jug, në Nicë, njërën prej kështjellave të kampusit të djathtë politik, u mbajt mitingu i dytë i madh për mbështetjen e shefit të tanishëm në shtet, që u mbajt nga kryeministri Fransoa Fion.
Këto janë zgjedhjet e dhjeta presidenciale në historinë e Republikës së pestë. Në raundin e parë të zgjedhjeve, më 22 prill, pati edhe dhjetë kandidatë. Të dhënat e fundit, të liferuara nga sociologët, parashikojnë fitoren e kandidatit opozitar Olland, por epërsia e tij para Sarkozit është ulur në lidhje me javët paraprake.
Ekspertët parashikojnë votim tendosës dhe dallim minimal në rezultatet e dy kandidatëve, njëjtë siç ndodhi në vitin 1974. Fransoa Miteran atëherë humbi nga Valeri Zhiskar d’Esten, fitorja e së cilit, megjithatë, u dallua me mezi 400.000 vota dallim, 1,5 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve, plotësojnë agjencitë. (LajmeShqip.com)
Saturday, 05 May 2012 15:10