Janë të mrekullueshme apo jo? Mbase është pak herët të mendojmë se çfarë këpucësh do të veshim sezonin e vjeshtës 2012 për arsye se para nesh kemi stinën e ngrohtë e cila preferohet nga çdokush.
Por, problemi është se ditët me diell nuk zgjasin përjetësisht. Ato largohen shpejt duke marrë me vete diellin që shkëlqen dhe trendet e verës.
Koleksioni i këpucëve Charlotte Olympia vjeshtë 2012 na jep një ide shumë të qartë se çfarë trendesh do të ketë vjeshta e këtij viti. Të mrekullueshme, super elegante, tejmase joshëse.
Në fakt janë të larta, por ky do të jetë një hit i vërtetë i vjeshtës. Për më tepër hidhini një sy foto galerisë.
(LajmeShqip.com)
Tuesday, 01 May 2012 15:00 




