Lajme Shqip Monday, 30 April 2012 20:35

Prishtinë – Partia Demokratike e Kosovës, pas votimeve të djeshme në Ferizaj për kryetar komune, vlerësoi sot shkuarjen në balotazh të kandidatit të saj me mbi 40 për qind të votave, duke theksuar se ishte barometër real besimi qytetar.

Sipas komunikatës së dhënë sot pasdite, vota e qytetarëve të Ferizajt është treguesi më i mirë për rritjen e nivelit të besimit për vizionin evropian dhe konceptet e idetë e qeverisjes së mirë të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj dhe në mbarë Kosovën.

“Vota e ferizajsve është barometri më real i vullnetit dhe përcaktimit politik të qytetarëve të Ferizajt, por edhe të mbarë vendit për shkak të peshës politike që ka ky qytet”, thekson PDK.

Edhe një here, shtohet më tej, u rikonfirmua se Partia Demokratike e Kosovës është subjekti më i madh në vend, se ka besimin më të madh të qytetarëve, se ka ofertën më serioze politike dhe se rezultati bindës i djeshëm është pikë referimi për fuqinë politike të PDK-së në tërë vendin. (lajmeShqip.com