Mendohej se të jesh i sjellshëm mësohej në shkollë ose na e mësonin prindërit, por duket se disa njerëz thjesht kanë lindur të mirë ndërsa të tjerët kanë lindur për të qenë më pak të tillë.
Këtë gjë e kanë në dorë gjenet të cilat i bëjnë njerëzit që i mbartin të jenë më të sjellshëm dhe më të edukuar.
Psikologët e Universitetit të Bufalos janë shprehur se disa njerëz kanë disa gjene që kontrollojnë oksitocinën, e cila është një hormon që bashkon çiftet me njëri-tjetrin, madje dhe nënat me fëmijët e tyre.
Ndaj, personat që i kanë këto gjene janë dukshëm më shpirtmirë e më të këndshëm se të tjerët.
Saturday, 28 April 2012 08:00 