Prizren -Integrimi i Kosovës dhe vendeve të rajonit të BE, roli i shoqërisë civile në rajon si dhe prezantimi i vlerave evropiane janë temat të cilat po diskutohen në konferencën rajonale “ Përkufizimi i të ardhmes për vendet e Evropës Juglindore”, e cila filloi sot në Prizren. Taulant Hodaj, drejtor i Forumit Evropian Alpbah shpjegon qëllimet e kësaj konference.
“Qëllimi kryesor i kësaj konference është mbajtja e vazhdimësisë së konferencave rajonale të forumit Alpabah si dhe prezantimi i qendrës për studime të avancuara e cila do të mbahet në Rijek.
Tjetra është edhe një panel i cili do të bëj prezantimin e bashkëpunimi ndërmjet aktorëve shtetëror dhe të shoqërisë civile nga rajoni i Evropës Juglindore në proceset integruese evropiane.”
Në këtë konferencë është ftuar të marr pjesë edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Ulrike Lunacek e shoqëruar nga ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj. Konferenca është organizuar nga Forumi Evropian Alpbah në bashkëpunim me Ministrinë e Jashtme të Kosovës dhe Kuvendin Komunal të Prizrenit. (R.E.L)
Friday, 27 April 2012 15:02