Kerin Rose është një ndër profetet e dizenjimit të aksesorëve për momentin. Punimet e saja janë shumë të kërkuara nga kameleonët e stilit që nuk kanë frikë të eksperimentojnë me look-un e tyre.
Lady Gaga dhe Rihanna janë disa nga VIP-at që i adhurojnë aksesorët e Kerin Rose. Koleksioni i syzeve Pranverë 2012 nga A-Morir janë të domosdoshme nëse edhe ju dëshironi të njiheni si një ikonë mode.
I gjithë koleksioni është kaq unik, saqë është tepër e vështirë ose më mirë të themi e pamundur të gjesh dy modele syzesh që janë të ngjashme me njëra tjetrën. Për më tepër hidhini një sy fotogalerisë që kemi përgatitur për ju!
(LajmeShqip.com)
Monday, 23 April 2012 09:11 



