Lajme Shqip Saturday, 21 April 2012 08:00

Sean Diddy Combs është reperi më i pasur në botë. Këtë e ka zbuluar revista prestigjoze ‘Forbes’ që ka publikuar listën e yjeve të hip hopit duke i renditur sipas llogarive të tyre bankare.

Puff Diddy ka plot 550 milionë dollarë pasuri dhe konfirmohet si mbreti i muzikës rap; ai ndiqet nga Shawn Jay-Z Carter me një pasuri që vlen plot 460 milionë dollarë.

Në vend të tretë prestigjiozja ‘Forbes’ rendit Andre Dr.Dre Young që numeron në llogarinë e tij bankare plot 270 milionë dollarë, pastaj Bryan ‘Birdman’ Williams me 125 milionë dollarë dhe Curtis ’50 Cent’ Jackon me 110 milionë dollarë.

Të gjithë këto personazhe janë shndërruar në ikonat e muzikës rap në të gjithë botën, me kenge që janë bërë hite të pavdekshme dhe me miliarda fansa në çdo cep të globit, e padyshim me shuma të majme parash në llogaritë e tyre bankare.