Lajme Shqip Tuesday, 17 April 2012 18:42

Prishtinë -Kryesia e Kuvendit vendosi sot që Kuvendi të mblidhet tre herë këtë javë, duke nisur nga nesër në orën 14:00 në seancë e jashtëzakonshme për të debatuar mbi gjendjen në Veri të Kosovës, kurse të enjten dhe të premten do të mbahen dy seanca të rregullta të tij.

Kryesia e Kuvendit nën drejtimin e kreut të tij, Jakup Krasniqi dhe në prani të shefave të grupeve parlamentare Seanca e jashtëzakonshme do të thirret pas kërkesës së nënshkruar nga 46 deputetë të Grupit Parlamentar i PDK-së dhe deputetë të tjerë nga radhët e koalicionit qeverisës. (LajmeShqip.com)