Tiranë – Një efektiv i policisë së burgut është vrarë me armë zjarri sot në Tiranë, ndërkohë që policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.
Burime nga policia bënë të ditur sot se ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 në zonën e Unazës së Re, kur persona ende të panjohur kanë vrarë me armë zjarri oficerin roje në burgun 313, Ymer Hajdari.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke nisur hetimet për zbardhjen e saj si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nga të njëjtat burime mësohet se Hajdari është qëlluar me disa plumba pistolete në makinën e tij ‘SEAT’, AA 762 AD, në afërsi të banesës se tij. Ndërkohë që, vrasja mund të ketë ndodhur për një hasmëri.
Gjithsesi hetimet janë në vazhdim e sipër për të zbardhur të tjera detaje nga vrasja dhe mbi autorët e saj. Ndërsa mjeti me të cilin udhëtonte viktima do t’i nënshtrohet ekspertizave përkatëse.
Tuesday, 10 April 2012 11:10