Klasifikimi i kujdesshëm i një reviste të rëndësishme, siç është “Who”, e pozicionoi yllin e pasarelave, ëngjëllin e Victoria’s Secret, modelen Miranda Kerr në krye të listës së femrave më të hijshme në botë.
Një juri specialistësh e ka cilësuar atë si femra më e bukur në botë për vitin 2012 dhe kjo përzgjedhje vjen një vit pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë, gjë që nuk bëri të humbiste asgjë nga hijeshia e saj, përkundrazi, pati shumë prej atyre që publikisht thanë se pasi solli në jetë djalin e saj Flynn, modelja aktualisht 28-vjeçe u rishfaq më e hijshme se kurrë.
Tashmë një vit pasi solli në jetë fëmijën dhe deklaroi se kjo është gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë, modelja ka marrë këtë titull, i cili është një dëshmon më së miri vlerësimin për të.
Në këtë listë Miranda ka lënë pas Rachel Taylor, Stephanie Rice dhe shumë femra të tjera të bukura.
Saturday, 07 April 2012 08:00 