Lajme Shqip Friday, 06 April 2012 08:24

Bamako – Lëvizja kombëtare për lirimin e Azavadit (LKLA), pjesëmarrës i rëndësishëm në kryengritjen e tuarezëve në Mali, sot shpalli pavarësi të Azavadit, rajon i madh në pjesën veriore të vendit, i cili konsiderohet si atdhe i tuarezëve.

Shpallja e pavarësisë është bërë me deklaratë të publikuar në internet dhe është konfirmuar para televizionit francez nga një përfaqësues i lëvizjes.

Zëdhënësi i LKLA-së deklaroi se shteti i pavarur do t’i respektojë kufijtë e shteteve fqinje. Ai i dënoi aksionet e djeshme në qytetin Gao, në të cilat janë marrë si pengje nëpunësit në Ambasadën e Algjerisë dhe deklaroi se kjo është vepër e grupit terrorist.

Pasi më 22 mars në Mali është kryer grusht-shtet, në pjesën veriore të vendit shpërtheu betejë e tuarezëve. Në zonë veprojnë edhe terroristë nga Al Kaeda. Ushtria, që e mori pushtetin në Mali, deklaroi qe do të marrë masa urgjente për ruajtjen e tërësisë territoriale dhe i bëri thirrje popullatës nga pjesët veriore që t’i kundërshtojnë kryengritësit dhe ekstremistët.