Lajme Shqip Wednesday, 04 April 2012 21:59

Uashington (PLOTESUAR 5 prill, 09:30) Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nënpresidenti amerikan Xho Bajden do të takojë sot kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.

Takimi, sipas komunikatës për media të Shtëpisë së Bardhë, mbahet në orën 11 e 30, sipas kohës lokale të Uashingtonit. Kryeministri Thaçi gjendet në një vizitë zyrtare në SHBA.

Një ditë më parë, ai u takua me sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton, nga e cila mori mbështetjen amerikane për integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës, si dhe për aspiratat euro-atlantike të Kosovës.

**************************

Uashington-Sekretarja Amerikane e Shtetit Hilari Klinton priti sot në mbrëmje në zyrën e saj Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara i ftuar nga Shtëpia e Bardhë.

Sekretarja Hillary Clinton në konferencën e përbashkët për media deklaroi se SHBA mbështet fuqishëm popullin e Kosovës, si dhe sovranitetin dhe integritetin e saj.

Ajo falënderoi kryeministrin Thaçi për të arriturat e Kosovës, tha se vendi i saj mirëpret rezultatet e Marrëveshjes së arritur në Bruksel, në mes të ekipit negociator të Prishtinës e Beogradit dhe tha se pret implementimin e plotë të këtyre marrëveshjeve.

“Autoritetet kosovare po ndërtojnë institucionet vendase dhe shtetin ligjor për një Kosovë të qëndrueshme te gatshme për bashkëpunim dhe integrim në komunitetin ndërkombëtar. SHBA qëndrojnë pranë jush dhe ne përshëndesim vendimin e Bashkimit Evropian për studimin e fizibilitetit”, tha Clinton,

Klinton tha se mbështet rrugën e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO, duke deklaruar se Grupi i Kontaktit po punon në përfundimin e Pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës nga ana e tij falënderoi SHBA-të dhe personalisht Sekretarja Hillary Klinton për kontributin e sajë për pavarësinë e Kosovës. Në këtë kuadër ai shtoi se, “Vizioni ynë për Kosovën është për marrëdhënie të mira dhe fqinjësi të mirë”.

Para takimit me Klinton, Thaçi u takua me kongresmenët demokratë Eliot Engel dhe Jim Moran. Nesër në Washington, kryeministri Hasshim Thaçi pritet të takohet me zëvendëspresidentin amerikan, Joseph Biden, kurse të premten pritet të takoi presidentin e amerikan Barack Obama.

Kreu i qeverisë së Kosovës do të këtë një sërë takimesh, pos tjerash ai në Neë York do të takoi edhe sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon.