Zv.presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Philippe Le Houerou tha sot në Prishtinë se strategjia e parë e partneritetit mes Kosovës dhe Bankës Botërore paraqet një marrëdhënie të rëndësishme mes të dy palëve.
Në takim me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ai tha se Strategjia parashikon ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese që sigurojnë furnizimin me energji, rivitalizimin e TC “Kosova B”, mbylljen e TC “Kosova A” dhe rritjen e shfrytëzimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë.
Ministri Beqaj është shprehur se për herë të parë Banka Botërore ka filluar të hartojë Strategjinë për Partneritet me Kosovën, që tregon se grupi i BB-së po e trajton Republikën e Kosovën si shtet, duke qenë anëtare me të drejta të barabarta në këtë organizëm.
Ai tha se në takimet që ka zhvilluar dje dhe sot me delegacionin e Bankës Botërore ka marrë mbështetjen e tyre për projektet që janë duke u zhvilluar në Kosovë, veçanërisht në fushën e energjisë.
Tuesday, 03 April 2012 17:44