Kinë – Ura më e gjatë në botë dhe njëkohësisht më e larta u inaugurua gjatë kësaj fundjave në Kinë.
Ura lidh dy pjesët e një tuneli të gjatë në Hunan, në krahinën qendrore të vendit.
E quajtur Aizhai ajo bashkon dy galeritë që janë brenda 1.176 metra larg njëra-tjetrës dhe 355 metra sipër kanonit Dahang.
Pas ceremonisë së hapjes ura ka mirëpritur numrin e parë të vizitorëve të shtunën pasdite teksa u hap edhe për trafikun.
Lidhja e urës përbëhet nga katër korsi, ku shpejtësia maksimale është 80 km në orë, është e ndriçuar nga 1.188 drita gjatë natës.
Ndërtimi i saj filloi në Tetor 2007 dhe përfundoi në fund të vitit 2011.
Tuesday, 03 April 2012 13:57