Lajme Shqip Tuesday, 03 April 2012 14:00

Reduktimi i EULEX-it në qershor të këtij do të sjellë shtim të përgjegjësive të  gjykatësve dhe prokurorëve vendorë.

Kreu i pushtetit gjyqësor në Kosovë Enver Peci, pret që pas ristrukturimit të EULEX-it të fillojë një fazë më intensive e koordinimit të veprimeve  me komponentin  drejtësisë të këtij misioni.

Këto ndryshime sipas Pecit përfshijnë krijimin e trupave të tjerë  në të cilat do të kenë përgjegjësi të shtuara gjykatësit dhe prokurorët kosovarë.

Zëdhënësi i  EULEX-it  Blerim Krasniqi thotë se ende po shqyrtohet çështja e ristrukturimit të misionit dhe komponentët e saj.

“ EULEX-i po hyn në një fazë të re të ristrukturimit. Ende nuk mund të flasim për shifra ose detyrat e reja. Por, mund të them se prioritet mbetet forcimi i gjykatave në veri”-ka deklaruar Krasniqi.

Ristrukturimi i misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit gjithashtu pritet të përfshij edhe mbetjen e EULEX-it  pa strukturën e gjykatësve dhe prokurorëve që kanë punuar më herët si staf i misionit të OKB-së në Kosovë.