Lajme Shqip Tuesday, 03 April 2012 11:18

Të dini të qëndroni të dashuruar  edhe kur të arrini 50 vjet martesë, është një sukses i madh. Përpiquni të pëlqeni njëri tjetrin vazhdimisht dhe për këtë përdorni në mënyrë të vetëdijshme ndaj njëri tjetrit të gjitha mjetet e joshjes të cilat keni përdorur para martesës.

Evitoni xhelozinë. Mbani parasysh se pjesa më e madhe e qenieve njerëzore janë të druajtur, të zymtë, e kanë nevojë të ndjehen të lumtur me një besim absolut tek shoku dhe tek shoqja. Mos fajësoni e mos komprometoni lumturinë e tyre duke i hapur rrugë dyshimeve, frikës dhe mosbesimit. Mos tradhtoni besën bashkëshortore.

Gëzimi i pabesisë ka një shije të ashpër e shpërblehet gjithmonë me një torturë të qindfishuar.

Qajini hallet me njëri-tjetrin. Mos lini të mbytet lumturia juaj në oqeanin e pafund të dobësive njerëzore.