Ankara– Rreth 95 gazetarë për momentin gjenden në burgje të ndryshme në Turqi, më shumë se në Kinë dhe Iran, tregon sot hulumtimi i publikuar i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), e cila ka shprehur brengosje për shkak të situatës së tillë dhe u bëri thirrje autoriteteve turke që t’i kryejnë ndryshimet në ligjet për mediume.
“Numri i gazetarëve, të cilët janë të burgosur në Turqi, dukshëm është rritur në vitet e kaluara. Kjo situatë është brengosëse dhe kërkon veprim të shpejt nga ana e autoriteteve”, tha përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e shtypit, Dunja Mijatoviq.
Sipas hulumtimit të OSBE-së, numri i gazetarëve të burgosur në praktik dyfish është rritur për një vit, prej 57 në 95 persona.
“Ky numër seriozisht i ngrit çështjet lidhur me ligjet dhe politikën ndaj gazetarëve dhe lirinë e shprehjes në Turqi. Ligjet duhet të ndryshohen me qëllim që gazetarët të mos mbyllen për shkak se nuk e kryejnë punën. Ata, të cilët për momentin janë në burgje, duhet të lirohen”, tha Mijatoviq.
Gjatë nxjerrjes së gazetarëve para gjyqit, më së shpeshti autoritetet i referohen nenit nga Ligji për luftë kundër terrorizimit, Mijatoviq e njeh të drejtën legjitime të autoriteteve turke që të luftojnë kundër terrorizmit, por përmendi se “edhe krahas kësaj, realizimi i reportazheve objektive për të gjitha temat, duke i përfshirë dhe temat si terrorizmi, është pjesë fundamentale e shoqërisë demokratike, ndërsa gazetarët luajnë rol të papërsëritshëm në informimin e popullatës”.
Sipas gazetës gjermane “Shpigel”, 68 nga gazetarët e burgosur në Turqi janë me prejardhje kurde.
Monday, 02 April 2012 23:12