Projekti i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për vendosjen e internet-kioskave në mjediset rurale do të jetë pjesë nga axhenda globale e Komisionit ndërkombëtar për internet me përfshirje të gjerë, si shembull pozitiv për aktivitetet në drejtim të zhvillimit të shoqërisë informatike.
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski në fjalimin para pjesëmarrëse në Takimin e Komisionit për internet me përfshirje të gjerë dhe zhvillim digjital, që mbahet në Ohër, i prezantoi projektet të cilat i zbaton Qeveria e Republikës së Maqedonisë në sferën e shoqërisë informatike, duke e theksuar atë për vendosjen e internet-kioskave në mjediset rurale.
“Pikërisht ky Komision bën përpjekje dhe vendos qëllime për zhvillimin e rrjeteve me shtrirje të gjerë në tërë botën, veçanërisht në vendet e pazhvilluara, që t’u mundësohet të gjithë qytetarëve njëjtë të mund t’i shfrytëzojnë shërbimet që i ofron interneti i shpejtë”, tha Ivanovski.
Ai theksoi se bashkësia ndërkombëtare e telekomunikacionit do ta ndjek realizimin e këtij projekti, si shembull global të aktivitetit të orientuar ndaj zhvillimit të këtij aspekti nga shoqëria informatike.
“Me këtë projekt në 680 lokacione janë përfshirë 32 mijë qytetarë, me shpejtësi të internetit deri në një megabajt në sekondë, që është shumë më tepër se ajo që e kërkon Komisioni për zhvillim të internetit me përfshirje të gjerë”, tha Ivanovski.
Rezultatet nga zbatimi i projektit për internet-kioskat në Maqedoni do të publikohen në një raport të posaçëm të Komisionit për internet me përfshirje të gjerë dhe zhvillim digjital.
Të dhënat statistikore tregojnë se në muaj në disa lokacione të caktuara në Maqedoni lidhen deri në qindra shfrytëzues, që është efekt mjaft pozitiv, aq më shumë pasi është e njohur se lidhshmëria me internet është parakusht i shkëlqyeshëm për rritjen e bruto prodhimeve vendore. Në takimin e punës të Komisionit sot u prezantua edhe raporti që e përpiloi “Erikson” për lidhshmërinë e teknologjive informatike dhe komunikuese me ndryshimet klimatike.
Drejtori ekzekutiv i “Erikson”, Han Vestberg, me video-link të drejtpërdrejt e prezantoi raportin, duke i theksuar drejtimet ku interneti me përfshirje të gjerë mund të shfrytëzohet në drejtim të tejkalimit të aspekteve negative të ndryshimeve klimatike.
Monday, 02 April 2012 15:00