Lajme Shqip Monday, 02 April 2012 07:45

Uashington – Kompania “Nokia” i është kundërvënë propozimit të “Apple” për SIM kartat e ardhshme, pasi nuk është në përputhje me rregullat e Institutit Evropian për standarde telekomunikuese (ETSI).

Dy kompanitë po i dorëzohen një lufte gjithnjë e më të ashpër lidhur me zgjedhjen e propozimit, i cili do të shfrytëzohet si bazë e SIM kartave të ardhshme më të vogla, të quajtura “nano – SIM”.

Në lidhje me këtë çështje, “Nokia” ka mbështjetjen edhe të RIM dhe “Motorolla mobiliti”.