Prishtinë-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni ka thënë se rrëmbime të policëve më nuk do të ndodhin.
Ai ka theksuar se qytetarët nuk do të shohin më pamje të tilla, siç u panë të shtunën.
Sipas tij, Policia e Kosovës do t’i përgjigjet me të gjitha mjetet në dispozicion ndonjë përpjekje të tillë sikurse të shtunën.
Maxhuni tha për RTK-së se policët nuk janë keqtrajtuar dhe se PK-ja do të vazhdojë që t’i kryejë detyrat e saj në përputhje me obligimet ligjore dhe kushtetuese edhe në kufirin me Serbinë.
Sipas tij, partnerët ndërkombëtarë, KFOR-i dhe EULEX-i kanë vendosur komunikim me autoritetet serbe dhe policët shpejt do të lirohen.
Njoftohet se Policia e Kosovës ka përforcuar patrullimet e policëve kufitarë në kufirin me Serbinë dhe ata tashmë patrullojnë në grupe më të mëdha, në mënyrë që në rast nevoje të mund t’i përgjigjen çfarëdo provokimi nga ana serbe.
Monday, 02 April 2012 07:00