Lajme Shqip Sunday, 01 April 2012 19:00

Reshje të dendura dëbore kanë përfshirë zonën verilindore,  duke u kujtuar banorëve reshjet e dëborës të muajit shkurt.

Reshjet e dëborës, edhe pse erdhën pas reshjeve të shiut, tashmë kanë nisur të zbardhin edhe akset rrugore të qytetit të Kukësit.

Burime zyrtare të policisë rrugore pohojnë se, “trashësia e dëborës në afërsi të tunelit të Kalimashit ka arritur në mbi 10 centimetra, ndërsa janë shtuar postoblloqet  më synim  për të penguar lëvizjen më shpejtësi  të mjeteve  duke minimizuar kësisoj rrezikun e aksidenteve”.

Reshjet e dëborës vazhdojnë me intensitet, veçanërisht në zonat rurale, ku trashësia ka arritur në rreth 20 centimetra.  Pavarësisht kësaj, nuk ka akse rrugore të bllokuara.