Lajme Shqip Saturday, 31 March 2012 08:00

Beograd-Në një njoftim të agjencisë së lajmeve Tanjug thuhet se Serbia ka vendosur që të japë nënshtetësinë e saj falas për të gjithë serbët në rajon.

“Ky vendim i referohet të gjithë bashkëpatriotëve tanë në Slloveni, Kroaci, Bosnje, Mal i Zi, Maqedoni, Hungari, Rumani dhe Shqipëri,” shpjegoi Srdjan Sreckoviç, ministër për Çështjet Fetare dhe Diasporën.

“Qeveria do të propozojë shumë shpejt hapat për të lehtësuar e për të shkurtuar procedurat për marrjen e nënshtetësisë serbe, në mënyrë që bashkëpatriotët tanë që duan të bëhen qytetarë të Serbisë të realizojnë këtë dëshirë sa më shpejt të jetë e mundur,” vijoi ministri.