Një ndëshkim ekzemplar ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një djalë 12 vjeçar që vodhi 100 dollarë në portofolin e një të afërmi.
Siç raporton “Denver Post”, babai i Jose Gonzales e ka detyruar të kalojë disa orë të pushimit pranveror nga shkolla në një cep të rrugës duke mbajtur në dorë një kartë të verdhë fosforeshente ku shkruhej: ”Unë jam një hajdut. Kam vjedhur paratë e një anëtari të familjes”.
Jose ka kaluar të martën plot 5 orë në trotuar, me babain Jozef që e shikonte prej dyqanit ku punon. Madje, babai i tij tha se djali do të kthehet në ‘kryqëzim’ derisa të shlyeje gabimin e bërë.
Friday, 30 March 2012 13:30 