Prishtinë – Arrestimet e fundit nga ana e Serbisë po e dëmtojnë marrëveshjen për lirinë e lëvizjes që është arritur në Bruksel.
Autoritet kosovare i janë drejtuar sërish zyrës së ndërmjetësit të Bashkimit Evropian për bisedimet me Serbinë Robert Cooper.
Pala kosovare mësohet se i ka kërkuar ndërmjetësit në Bruksel presione më të mëdha mbi Serbinë për respektimin e marrëveshjeve të arritura më herët.
Kërkesa e autoriteteve kosovare vjen pas arrestimeve të fundit të shtetasve kosovarë që konsiderohet shkelje e marrëveshjes për lëvizjen e lirë.
Përveç respektimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë pala kosovare gjithashtu mësohet se ka kërkuar që Serbia të respektoj edhe marrëveshjen për nismat rajonale.
Friday, 30 March 2012 11:00