Strazburg (PLOTESUAR 29 mars, 16:30) U miratua sot me 475 vota pro, 97 kundër dhe 76 abstenim në Parlamentin Europian rezoluta e eurodeputetes austriake, Ulrike Lunaçek e cila përkrah integrimin europian të Kosovës bashkë me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Projektrezoluta u bën thirrje 5 vendet e BE-së, që ta ndjekin shembullin e 88 shteteve, që tashmë kanë njohur pavarësinë e Kosovës pasi ky proces ka rëndësi të madhe për stabilitetin në Ballkan dhe përfshirjen e Kosovës në Bashkimin Evropian
Sa i perket Serbise, Parlamenti Europian i kërkon Beogradit të mos mbajë zgjedhjet lokale serbe në Kosovë. Parlamenti Evropian në projektrezolutë mes te tjerash thekson se zbatimi i Pakos së Ahtisarit u siguron të drejtat dhe liritë e tyre themelore.
Gjithashtu në këtë pikë i kërkohet Qeverisë së Kosovës të bëjë çdo përpjekje për të hartuar dhe më pas të zbatojë një strategji efektive për veriun. Gjithashtu me këtë rezolutë kërkohet që parregullsitë dhe mashtrimet në zgjedhjet parlamentare të 2010 të hetohen në mënyrën e duhur dhe të dënohen përgjegjësit.
Ndërsa amendamenti ku kërkohej që Kosova të përfaqësohet në PE me fusnotë bazuar në marrëveshjen për përfaqësimin rajonal mes Prishtinës dhe Beogradit u hodh poshtë, çka përbën padyshim një zhvillim pozitiv pasi Parlamenti Europian është i vetmi institucion europian që i referohet Kosovës si Republika e Kosovës.
Ndërkohë u miratua amendamenti që i bën thirrje komitetit olimpik ndërkombëtar që të inkurajojë sportistët nga Kosova të marrin pjesë në Lojërat Olimpike.
****************************
Strazburg-Europarlamentarët pritet ta miratojnë sot projektrezolutën për Kosovën. Teksti i rezolutës konfirmon qëndrimin e institucionit të vetëm të BE që njeh pavarësinë e vendit se Kosova ka perspektivë evropiane dhe ndarja e saj nuk do të jetë opsion.
Projektrezoluta u bën thirrje 5 vendet e BE-së, që ta ndjekin shembullin e 88 shteteve, që tashmë kanë njohur pavarësinë e Kosovës pasi ky proces ka rëndësi të madhe për stabilitetin në Ballkan dhe përfshirjen e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Një grup europarlamentarësh kanë kërkuar që në këtë tekst të futet edhe një amendament me të cilin përmendet fusnota për Kosovën, por kjo është kundërshtuar nga shumica e eurodeputeve.
Parlamenti Evropian në projektrezolutë mes tjerash thekson se implementimi i Pakos së Ahtisarit u siguron të drejtat dhe liritë e tyre themelore. Gjithashtu në këtë pikë i kërkohet Qeverisë së Kosovës të bëjë çdo përpjekje për të hartuar dhe më pas të zbatojë një strategji efektive për veriun.
Teksti i rezolutës nënvizon efikasitetin e dobët të EULEX-it dhe nevojën për transparencë të këtij misioni.
Gjithashtu me këtë rezolutë kërkohet që parregullsitë dhe mashtrimet në zgjedhjet parlamentare të 2010 të hetohen në mënyrën e duhur dhe të dënohen përgjegjësit. (LajmeShqip.com)
Thursday, 29 March 2012 11:30