Është mëse e dukshme që të shkosh nga bionde në brune, ose edhe e kundërta, mund të kërkojë ndryshim edhe tek tonet që ju përdorni për makijazhin tuaj!
Jo të gjitha nuancat e makijazhit shkojnë me të gjitha ngjyrat e flokut dhe ndonjëherë do të jetë e vështirë të thyeni zakonin e përdorimit të toneve me të cilat ju jeni mësuar. Nxirrni konkluzionin me ndihmën e këtyre hapave të thjeshta. Nuk ka rëndësi nëse jeni jashtë saj apo jo, ndryshimi i ngjyrës suaj të dëshiruar mund të ndryshojë mënyrën e shfaqjes së kompleksit tuaj. Përpara se të vendosni të ndryshoni ngjyrën e flokëve kini parasysh edhe ndryshimin e paletës tuaj të makijazhit.
Tek ky tip floku mund të aplikohet makijazh me përzierje pamjesh. Shtoni tone të thella tek pjesa e mollëzave dhe buzëve për t’i nxjerrë ato në pah në njëfarë mënyre. Nuancat e ngjyrës së buzëve variojnë tek roza, roza e thellë, roza e mbyllur dhe e kuqe. Pluhurua metali kafe do të shkojnë së tepërmi tek sytë për një pamje seksi dramatike.
Qëkur këto nuanca krijojnë një kompleksitet të plotë, po kështu duhet të ndodhë edhe pas aplikimit të makijazhit. Nuancat e makijazhit të syve duhet të përfshijnë jeshilen, të kuqen, dhe nuancat e arta. Aplikoni pak rozë në kafe ose nuancat e mesme të ngjyrës kafe tek pjesa e mollëzave dhe synoni drejt së kuqes, rozës, ngjyrës pjeshkë, kafe e hapur për buzët.
Pavarësisht nuancave të biondes, duhet të synohet tek butësia e nuancës së makijazhit. Qëndroni larg nuancave të errëta të mollëzave, buzëkuqit dhe pluhurave të syve, gjithashtu edhe penelit të zi i cili mund të jetë tepër i rëndë. Ndërkohë tentoni tek nuancat e rozës së zbehtë rreth syve si edhe kafen e errët përdoreni për penelin dhe për rimelin. (LajmeShqip.com)
Thursday, 29 March 2012 10:15 

