Lajme Shqip Wednesday, 28 March 2012 12:49

Michelle Pfeiffer është një nga aktoret e pakta që njihet ende për bukurinë e saj origjinale edhe në një moshë relativisht të thyer. Në një intervistë për tabloidin anglez “The Sun” ajo ka treguar se profesionin e saj nuk dëshironte që t’ia kalonte fëmijëve të saj.

“Nuk do të doja që fëmijët të ndiqnin hapat e mi. Dua të ndjekin shkollën dhe të bëhen doktorë ose diçka tjetër. Kur u bëra aktore nuk e dija se çfarë presioni ishte të qënit i famshëm”, thekson Pfeiffer.

Duke folur për karrierën, aktorja theksoi se ‘The Fabulous Baker Boys’ ishte filmi që e bëri të kuptonte anën e saj sensuale.

“Personazhi që luajta ishte i jashtëzakonshëm. Do doja që të isha më shumë si ajo. Isha 31 vjeç kur interpretova në atë film dhe vetëm atëherë kuptova se çfarë duan meshkujt dhe çfarë i tërheq ata”, deklaroi aktorja për tabloidin.

Një tjetër kthesë në jetën e saj ishte lindja e fëmijëve: “Nëse dikush do më thoshte kur isha 18 vjeç se do të mund të jetoja duke fjetur vetëm tre orë gjatë natës, nuk do e besoja.”