Lajme Shqip Tuesday, 27 March 2012 10:48

Pattinson tashmë gjendet larg botës së “Twilight”. Milioneri i botës së kinemasë, Robert Pattison, pasi është shndërruar në një ndër aktorët më të suksesshëm ndër të rinj, lë pas sagën me të cilën u shndërrua në një aktor të lakmuar dhe po vijon me rrugën e tij të suksesit.

Ai është protagonist në filmin e ri të regjisorit Cronenberg, që është cilësuar nga kritikët e filmit, si nisja e një tjetër rrugëtimi artistik për të, pasi deri më tani ai është identifikuar veçse me sagën e suksesshme “Twilight”. Ish-vampiri i preferuar i adoleshentëve dhe jo vetëm, tani është ylli i “Cosmopolis”, filmi më i ri i David Cronenberg, regjisori i filmit “A dangerous method”.

Pattison në këtë film interpreton rolin e një milioneri të mallkuar, i cili pavarësisht të hollave që ka, nuk bën dot një jetë siç dëshiron. Është një histori që e vendos personazhin mes realitetit dhe një bote ireale, ku gjithçka në film rrotullohet rreth të riut milioner Eric Packer, interpretuar nga Pattinson.