Nju Jork – “Grupe terroriste” të armatosura në Siri po marrin armë nga ithtarët e tyre në Liban dhe vende të tjera fqinje, deklaroi përfaqësuesi i përhershëm i vendit në KB, Bashar Xhafari.
“Ekspertë, funksionarë dhe mbikëqyrës janë unanim se në territorin sirian ilegalisht po hyjnë armë nga shtetet fqinje, mes të cilave edhe Libani, theksoi diplomati sirian në letrën dërguar nga fundi i javës së kaluar Këshillit të Sigurimit të KB-së dhe sekretarit të përgjithshëm Ban Ki-mun.
Xhafari thekson se “disa herë janë konfiskuar armë, mjete shpërthyese dhe bomba, të transportuara ilegalisht nga Libani në Siri nga grupe të caktuara libiane, të cila janë të lidhura me grupacionet terroriste të financuara dhe armatosura jashtë vendit”.
Ai refuzoi të konfirmojë për cilat vende, përveç Libanit, bëhet fjalë, si dhe cilat fuqi politike libaneze e mbështesin kryengritjen kundër regjimit në Damask.
Xhafari e dënoi “depërtimin e paligjshëm në Siri të francezëve, amerikanëve dhe gazetarëve britanik përmes kufirit libanez”, që sipas tij e shkel sovranitetin e dy shteteve fqinje.
Tuesday, 27 March 2012 08:30