Lajme Shqip Monday, 26 March 2012 16:47

Prishtinë-Prokurorja e Përgjithshme e Shqipërisë, Ina Rama ka deklaruar të hënën se nuk pajtohet me vendimin Gjykatës së Tiranës, e cila ka shpallur vendimin për 29 të akuzuarit e tragjedinë e Gerdecit. Ajo thotë se qëndrimin e prokurorisë do të vazhdojnë ta paraqesin nëpërmjet përfaqësimit në Gjykatën e Apelit dhe më lartë, në rast se do ketë nevojë.

Pas, deklarimit të ish-ambasadorit amerikan, Johan Ëithers, se në Shqipëri nuk u dha drejtësi për Gërdecin dhe se pas 15 marsit 2008 qeveria kishte frikësuar gjykatat dhe prokurorinë, duke fshehur të vërtetën për Gërdecin, prokurorja e Përgjithshme të Shqipërisë, Ina Rama tregoi edhe një herë që nuk është frikësuar, por vazhdon qëndrimin e saj, i cili nuk pajtohet me dënimin e Gjykatës së Tiranës, pasi që prokuroria kishte kërkuar dënim të përjetshëm për të akuzuarit.

Gjatë vizitës, në Kosovë ajo tha se prokuroria do të vazhdojë rrugën gjyqësore në Gjykatën e Apelit dhe nëse ka nevojë do të shkojë edhe më lart.

Kurse, lidhur me letrën e djalit të ish biznesmenit të zhdukur, Remzi Hoxhës, Ardjan Hoxha, i cili kërkon sqarim nga kryeministri Berisha, njerëzit e të cilit sipas Hoxhës kanë zhdukur babain e tij për shkak të frikës së zbardhjes së veprave të kryeministrit Berisha me Serbinë dhe për Serbinë, kryeprokurorja, Ina Rama thotë se nuk janë në dijeni më letrën dhe se prokuroria ka kryer punën e saj.

“Nuk jam e informuar për këtë letër, sigurisht që di shqetësimin publik për prezent nga familjarët prej vitesh për mungesën e gjetjes së trupit të Remzi Hoxhës. E dijë që është deklaruar si i vdekur së fundmi nga gjykatat e Maqedonisë, domethënë është konsideruar i vdekur edhe ligjërisht, pavarësisht që nuk është gjetë trupi, por gjithashtu di të them se ky nuk është një proces për të cilin duhet të përgjigjet Prokuroria dhe as me të cilin angazhohet prokuroria shqiptare. Prokuroria angazhohet me ushtrimin e ndjekjes penale ndaj atyre që konsiderohen që kanë shkaktuar zhdukjen, ne kemi bërë, është një çështje shumë e vjetër, ka bërë pjesën e saj, ne kemi ngritë akuzën në gjykatë dhe po përfaqësojmë çështjen atje”, ka thënë Rama.

Ardjan Hoxha, djali i të zhdukurit Remzi Hoxha, në nj ëletër të hapir ka kërkuar nga kryeministri Berisha sqarimin lidhur me takimin me Sllobodan Millosheviçin dhe Kiro Gligorovin, më 31 Maj, 1993, në Shën Naum të Maqedonisë, dëshmitar i të cilit ishte edhe babai i tij.