Aktorja e serialit të famshëm “Melrose Place”, Tori Spelling, ka dhënë vetë njoftimin se është sërish shtatzënë.
Vajza e producentit të famshëm hollivudian Aaron Spelling, është martuar me Dean McDermott që në vitin 2006. Tori, e cila ka vetëm pesë muaj që ka lindur fëmijën e saj të tretë, ka publikuar në profilin e saj në Twitter fotografinë e barkut të saj të fryrë, teksa përkëdhelej nga duart e fëmijëve të saj.
Ajo nuk ka treguar detaje se sa muajshe mund të jetë, por madhësia e barkut të saj të bën të mendosh që aktorja ka ngelë shtatzënë menjëherë pas lindjes së fundit.
Tori gjithmonë ka shprehur dëshirën për të pasur një familje të madhe dhe duket se për këtë nuk ka humbur aspak kohë.
“Dean, unë dhe fëmijët ndihemi të bekuar që një tjetër ëngjëll është rrugës për t’ju bashkuar familjes sonë”, ka komentuar Tori në profilin e saj. (LajmeShqip.com)
Monday, 26 March 2012 15:23 