Lajme Shqip Monday, 26 March 2012 07:43

Moskë – Sistemi amerikan për mbrojtje antiraketore, i cili planifikohet të sistemohet në Evropë, nuk do të drejtohet nga Rusia dhe nuk do të mund t’u kundërvihet raketave ruse, deklaroi i dërguari i SHBA-së në Moskë, Majkëll Makfol.

“Raketat, të cilat planifikojmë t’i sistemojmë në Evropë, nuk do të drejtohen nga Rusia dhe nuk do të mund t’i kundërshtojnë raketave ruse”, theksoi Makfol në profilin e tij Twitter.

Në konferencën shkencore të Këshillit rus për çështje ndërkombëtare të premten presidenti rus Dimitrij Medvedev theksoi se kufijtë për atë që mburoja antiraketore nuk do të drejtohet kundër Rusisë duhet të vendosen në dokument, jo të thuhen vetëm në biseda miqësore.

“Për ne parimisht janë shumë të rëndësishme garanci të rëndësishme të cilat japin shpresë dhe të cilat bazohen në kriteret ushtarako-teknike dhe gjeografike se, sistemi i sistemuar i MKR nuk do të drejtohet kundër forcave ruse për parandalim bërthamor”, theksoi Medvedev.