Lajme Shqip Sunday, 25 March 2012 12:15

TIRANË- Partia “Lëvizja e Legalitetit” ka dalë në mbrojtje të kryetarit të saj Ekrem Spahiu.

Nëpërmjet´një deklarate për shtyp kjo parti i është përgjigjur Avokatit të Popullit, i cili kishte bërë kërkesë një ditë më parë, që pas deklaratës së Spahiut në lidhje me paradën e komunitetit LGBT në 17 maj se “do t`i kapin në hu” të kërkojë ndjesë publike.

Sipas Partisë “Lëvizja e Legalitetit” (PLL) çdo devijim seksual është antivlerë, cënon moralin shoqëror dhe fyen ndjenjat e kombit.

Por, pas kësaj deklarate publike të PLL-së, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i shoqatave që janë në mbrojtje të komunitetit LGBT (lesbike, gay, biseksual dhe transeksual).

Drejtuesit e këtyre shoqatave e konsiderojnë deklaratën e kësaj force politike si një ofendim akoma më të madh për këtë komunitet, dhe i kanë bërë sërish thirrje kryeministrit Berisha që të kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të zv/ministrit të mbrojtjes Ekrem Spahiu si dhe kanë kërkuar një reagim nga ndërkombëtarët.