Lajme Shqip Saturday, 24 March 2012 21:00

Berat-Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një takim në Berat me të rinj e të reja të këtij qyteti, në aktivitetin e RE:FRESSH. Rama ka shpërndarë dhe 400 tesera për anëtarësimet  e reja.

Gjatë takimit, Rama, duke iu drejtuar të rinjve, tha se “PS është një mundësi që ka secili prej jush që, bashkë me të tjerë, ta bëjë ndryshimin”.

Rama ka bërë apel që sa më shumë të rinj të angazhohen dhe të japin kontributin e tyre në PS.

Rama ka theksuar në fjalën e tij edhe një element tjetër sa i takon dy vizioneve të ndryshme që kanë socialistët për qeverisjen nesër të vendit dhe mazhoranca aktuale.

“Në fakt vizionet nuk janë njësoj”, tha Rama, duke shtuar iu drejtuar të rinjeve beratas. “Por më e rëndësishme akoma është që ju nuk jeni njësoj. Në rast së shumëkush ndër ata që ju takoni e kanë të vështirë kështu nga larg që ta bëjnë dallimin duke menduar se të gjithë janë njësoj ju që i takoni jeni aty për t’i bindur se ju nuk jeni njësoj pikërisht sepse jeni si ata. Dhe sa më shumë nga ata të bashkohen me ju, aq më shumë Shqipëria e nesërme nuk do të jetë njësoj me të sotmen”, tha ai. (LajmeShqip.com)