Familja Berlusconi bën shpenzime të çmendura! Lajmin e bën të ditur gazeta ‘Libero’ që drejton gishtin drejt shpenzimeve marramendëse të fëmijëve të Silvio Berlusconit.
Eleonora, Barbara dhe Luigji kanë nevojë për 5 milionë dollarë secili për shpenzime të zakonshme çdo vit. Falë kësaj zgjedhjeje kapitali neto i Berlusconëve po ngushtohet, pavarësisht se ata ruajnë pllaka floriri në shtëpi.
“Fëmijët Berlusconi kanë shpenzuar deri tani 231.8 milionë euro në krahasim me 259.7 të një viti më parë”, shkruan gazeta.
Fitimet e Berlusconit nga reklamat në Mediaset janë ulur me 8.1% krahasuar me një vit më parë. Edhe pse të ardhurat reduktohen, llogaritë bankare të familjes Berlusconi numërojnë miliarda euro, prandaj edhe të tre fëmijët e tij nuk shqetësohen!
Edhe po të largohen nga kompania e babait të tyre, ato kanë të siguruara në xhepin e tyre nga 71 milionë dollarë secili, pa llogaritur që babai i tyre u shpall në 2011-ën burri më i pasur në Itali, me 48.180.792 euro pasuri.
Saturday, 24 March 2012 11:30 