Lajme Shqip Friday, 23 March 2012 11:40

Shkup- Në lagjen Hipodrom të Shkupit në rrugën Pehçevska, 55 minuta pas mesnate 20 vjeçari H.B nga Shkupi me pushkë automatike ka shtënë në mënyrë të pakontrolluar me ç’rast tre persona janë lënduar në dy automjete udhëtimi “Golf” dhe “Reno laguna”.

Në “Golf” kanë qenë tre persona edhe atë B.N (29) dhe e dashura e tij K.N (22) të dy nga Shkupi, të cilët janë transferuar në Spitalin e Qytetir – Shkup ku u janë konstatuar lëndime të lehta trupore të shkaktuara nga xhami i thyer i automobilit nga projektilet e gjuajtura.

Kryerësi H.B edhe më tej ka vazhduar të lëvizë dhe të gjuajë me pushkë automatike, me ç’rast pastaj ka goditur një automobil “Reno laguna”. Nga xhami i thyer i “lagunës” G.U (22) nga Shkupi ka marrë lëndime në pjesën e kokës.

Nga MPB informojnë se H.B nuk ka ndaluar dhe sërish ka vazhduar të lëvizë dhe të gjuajë. Pas masave të ndërmarra policia rrreth orës 01.20 e ka arrestuar. Është kryer ekspertizë dhe punohet në ndriçimin e plotë të rastit, pas çfarë do të pasojë kallëzim penal kundër H.B. (LajmeShqip.com)