Lajme Shqip Thursday, 22 March 2012 22:29

Tiranë – Një fantazmë bëhet protagoniste në emisionin “Klubi i mëngjesit”. Kjo të paktën është ajo që kanë besuar teleshikuesit dhe të pranishmit në transmetimin e mëngjesit të Club TV.

Pikërisht, siç vërëhet edhe nga video e mëposhtme (në sekondën e 44-t), pasi kishim folur per këngëtaren e ndjerë Amy Winehouse, nje gazete që ishte në tavolinë, fluturoi përmes studios e paprekur nga askush.

Të ketë qenë gjithçka e vërtetë, apo thjesht një rreng i bërë nga autorët e emisionit? Natyrisht, më e besueshme është kjo e dyta, ndonëse ata që besojnë te fantazmat, mund të mendojnë të kundërtën….