Lajme Shqip Thursday, 22 March 2012 15:21

Aktorja e famshme hollivudiane Gwyneth Paltrow nuk e ka fshehur kurrë dhimbjen e madhe që përjetoi me humbjen e babait të saj, pas një lufte të gjatë me kancerin në fyt në vitin 2002. Por, përveç kësaj ajo ka rrëfyer shumë më shumë dhe këtë e ka bërë për tabloidin anglez The Sun, duke thënë se pavarësisht vdekjes së tij ajo ruan kontakte me shpirtin e babait të saj.

“Unë e mbaj gjithnjë me vete rrethin e tij të martesës. Shpesh herë i drejtoj pyetje dhe ndihem e sigurt sa herë që flas me të. E ndjej energjinë e shpirtit të tij dhe më duket sikur nuk avullon asnjëherë. Unë e ndjej babain tim, akoma e ndjej dashurinë e tij. Flas akoma me të dhe e dua shumë”, ka thënë Gwyneth në këtë intervistë duke i lënë të habitur disa prej të pranishmëve gjatë intervistës.

Gwyneth e cila është e martuar me liderin e grupit Coldplay, Chris Martin, pavarësisht se ka ngelur zemërthyer nga vdekja e babait të saj, ajo ka shtuar se kjo ngjarje e ka bërë të shohë jetën në një aspekt më pozitiv dhe duke e bërë atë më të përkushtuar ndaj një jete të shëndetshme.

“Që mbas vdekjes së tij jeta ime ka një kuptim të ri dhe vlera të vërteta. Sigurisht që do të doja ta kisha gjallë dhe pranë meje, por largimi i tij më mësoi shumë gjëra.” (LajmeShqip.com)