Prishtinë-Zv.kryeministri i parë i qeverisë së Republikës së Kosovë, Behgjet Pacolli, ka filluar një turne tjetër lobimi në disa shtete të kontinentit afrikan. 
Nga zyra e tij bëhet e ditur se “në kuadër të përgjegjësive shtetërore për njohjen e Republikës së Kosovës, Pacolli do të vizitojë të enjten dhe të premten Republikën e Sudanit”.
Theksohet se “zv/kryeministri Pacolli do të zhvillojë takime me udhëheqës të lartë shtetërorë të këtij shteti, të cilëve do t’u parashtrojë kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran”.
Pas Sudanit, Pacolli do të udhëtojë për në Republikën Federale demokratike të Etiopisë. (LajmeShqip.com)
Thursday, 22 March 2012 17:00