Seul – Disa inxhinierë në centralin bërthamor në Korenë Jugore kanë fshehur një defekt muajin e kaluar, kumtuan organet për siguri bërthamore në vend, duke theksuar se tashmë inxhinierët janë të dënuar.
Furnizimi me energji elektrike në reaktorin “Gori-1”, në afërsi të portit të qytetit Pusan, ishte për një kohë të shkurtër i shkyçur më 9 shkurt.
Gjeneratori rezervë nuk është kyçur. Defekti elektrik ka shkaktuar ndërprerje të qarkullimit të ujit për ftohje.
“Inxhinieri kryesor dhe kolegët e tij e kanë fshehur defektin pothuajse një muaj”, deklaroi në pres-konferencë kryetari i Komisionit për siguri bërthamore, duke shtuar se ata do të përgjigjen për këtë, në mënyrë gjyqësore dhe administrative.
Ndërprerja e furnizimit elektrik ishte e shkurtër , 12 minuta, dhe temperatura e shufrave bërthamore mbeti e ulët. Nga ky defekt, fatmirësisht nuk pati rrjedhje të radiacionit.
Koreja Jugore ka 20 reaktorë bërthamorë, prej të cilëve sigurohet rreth 35 përqind e energjisë elektrike në vend.
Thursday, 22 March 2012 10:30